Problemet teknike në rrjetin e trafikut ajror në Itali shkaktojnë vonesa dhe anulime fluturimesh
Fluturimet në të gjithë Italinë u ngadalësuan ndjeshëm të premten për shkak të problemeve teknike që prekin rrjetin e transmetimit të të dhënave të përdorur për kontrollin e trafikut ajror në mbarë vendin, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
“Duke pasur parasysh rritjen graduale të trafikut ajror dhe vazhdimësinë e anomalive, u vendosën masa për rregullimin e flukseve të trafikut për të vazhduar sigurimin e nivelit më të lartë të sigurisë operacionale”, tha ofruesi i shërbimit të navigimit ajror ENAV.
Ai vuri në dukje se masat përfshijnë reduktim të përkohshëm të kapacitetit për të menaxhuar avionët në hapësirën ajrore.
"Mundësia që anomalitë t'i atribuohen aktivitetit keqdashës është përjashtuar", ripohoi ENAV.
Ofruesi i shërbimit të navigimit ajror tha se pas defektit nuk qëndron as një sulm hakerësh dhe as sabotim.
Anomalitë në "rrjetin e transmetimit të të dhënave gjeografike që mbështet shërbimet e kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin" u zbuluan "gjatë natës", thuhet më tej në deklaratë.
Ndërsa kontrollet teknike në vazhdim identifikuan burimin e anomalive në rrjetin e transmetimit të të dhënave, ENAV po përcaktonte shkaqet dhe po rivendoste sistemet.
Disa aeroporte në të gjithë vendin u prekën, ndërsa u raportuan anulime dhe vonesa. /AA/
Të rejat Lexo më shumë
Musliu kërkon raportim nga drejtori i policisë dhe shefi i IPK-së për operacionin në protestë, Zyba kundërshton
Kosovo and Serbia may need more reasons or incentives to cooperate. Who could step-in?
Man City rrezikon përjashtimin deri në 10 vjet nga garat evropiane