Lajme
30/10/2026 15:31
Prizreni hap konkurs për arsimimin e të rriturve, shkollimi nga klasa e parë deri në të nëntën është falas
Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka hapur konkurs publik për regjistrimin e kandidatëve në programin e arsimit dhe aftësimit për të rritur, për nivelet I dhe II, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Sipas njoftimit të komunës, shkollimi në këto nivele do të jetë falas, duke u mundësuar qytetarëve që nuk kanë arritur ta përfundojnë arsimin bazë në moshën e rregullt, të vazhdojnë dhe përmbyllin shkollimin.
Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet në SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren, ndërsa afati për aplikim është nga 30 tetori deri më 30 nëntor 2026.
Për informata shtesë, të interesuarit mund t'i drejtohen shkollës “Mati Logoreci” ose Drejtorisë Komunale.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Qelaj
Teknologji
Alpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë
Sport
Kërkohen dy vjet burg dhe një gjobë e madhe për Nainggolan, shkak pastrimi i parave dhe lidhjet me mafinë e drogës
Politikë