Lajme
25/10/2026 17:31
Privohet nga liria 27 vjeçari nga Gostivari, i gjenden dy paketime me kokainë
Nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ kanë gjetur drogë në Gostivar dhe e kanë privuar nga liria një person, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot në orën 01:55, në rr. „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria M.D. (27) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, nëpunësit policorë kanë gjetur dy paketime me kokainë”, informuan nga MPB-ja.
Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, siç shtohet në kumtesën, kundër tij do të ngrihet kallëzim
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Në Hajvali për futboll – Drita ia mori 'frymën' Prishtinës
Politikë
Kurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin dypalësh
Ekonomi
Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme
Sport