Lajme
26/10/2026 00:31
Priten vonesa deri në 60 minuta në linjën hekurudhore Prishtinë–Pejë, kjo është arsyeja
Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar se më 26 tetor 2026 mund të ketë vonesa në qarkullimin e trenave në relacionin Prishtinë–Pejë, për shkak të protestës së paralajmëruar të punonjësve të Infrakos-it.
Sipas njoftimit zyrtar të Trainkos-it, treni i rregullt me numër 4201 do të niset nga stacioni i Prishtinës sipas orarit të paraparë.
Megjithatë, nga stacioni i Fushë Kosovës deri në stacionin e Pejës, udhëtimi pritet të pësojë vonesa prej rreth 60 minutash, si pasojë e rrethanave të krijuara nga protesta.
Trainkos-i ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për situatën e krijuar, duke i ftuar ata që për çdo paqartësi të përcjellin njoftimet zyrtare të ndërmarrjes.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Mbi 80 të lënduar pasi një autobus ra nga një shpat mali në Spanjë
Sport
Me gjuhën jashtë, kështu festoi Jose Mourinho pas golit të dytë të Mbappes
Politikë
Magyar i uron Studentët për fitoren: I lumtur të dëgjoja që fitorja jonë në prill iu dha forcë
Sport