← Kthehu te Ballina
Sport 31/10/2026 16:32

Prishtina triumfon në Podujevë, barazohet me Malishevën në krye të tabelës

Prishtina triumfon në Podujevë, barazohet me Malishevën në krye të tabelës

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra e Orges Shehit është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes nga Drita në shtëpi, shkruan

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua që në minutën e katërt. Leotrim Kryeziu realizoi pas asistimit të Blendi Baftiut, duke i dhënë Prishtinës epërsinë që në fillim.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat krijuan raste për shënim, por rezultati nuk ndryshoi dhe kryeqytetasit arkëtuan tri pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 26 pikëve, aq sa liderja Malisheva, ndërsa Llapi mbetet në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Vushtrrinë, kurse Llapi përballet me Dukagjinin në udhëtim.

Reklamë