Prishtina nis procedurat për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës A në Kalabri, projekti mbi 2.5 milionë euro
Komuna e Prishtinës ka iniciuar procedurën e prokurimit për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës A në lagjen Kalabria, në segmentin nga magjistralja M2 deri te lidhja me rrugën “Shefqet Shkupi”.
Lajmi është bërë i ditur nga Bashkësia Lokale “Kalabria”, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e këtij projekti infrastrukturor është 2 milionë e 525 mijë e 915 euro.
Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore, qarkullimin dhe lidhjen e kësaj pjese të lagjes me pjesët e tjera të qytetit.
Nga Bashkësia Lokale “Kalabria” e kanë cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një projekti të shumëpritur nga banorët, duke shprehur shpresën që procedurat të përmbyllen sa më shpejt dhe të krijohen kushtet për fillimin e punimeve.
Të rejat Lexo më shumë
Britanikja hyn në Guinness me britmën më të fortë në botë
Nga depresioni te biznesi me mijëra euro fitim – Jaka Gashi rrëfen historinë frymëzuese të një familjeje kosovare
Çfarë ndodh kur ka një kërcënim për bombë në një aeroplan?