← Kthehu te Ballina

Prishtina mposht pastër Drenicën në “Fadil Vokrri”, shkëlqen Diatta me het-trik

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Prishtina mposht pastër Drenicën në “Fadil Vokrri”, shkëlqen Diatta me het-trik

Prishtina ka shënuar fitore të pastër dhe bindëse me rezultat 3:0 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së 14-të në Superligën e Kosovës të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Protagonist absolut i këtij takimi ishte sulmuesi Asanne Diatta, i cili realizoi të tre golat e skuadrës kryeqytetase, duke kompletuar një het-trik mbresëlënës, transmeton IndeksOnline.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 39-të të pjesës së parë, kur Diatta dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Anio Poçit, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në fraksionin e dytë, Prishtina kontrolloi plotësisht lojën dhe vulosi fitoren brenda pesë minutash. Fillimisht në minutën e 66-të, Diatta dyfishoi epërsinë pas një asistimi nga Dren Zeqiri, ndërsa në minutën e 71-të kompletoi het-trikun e tij, kësaj radhe i shërbyer nga Leotrim Kryeziu.

Me këtë triumf, Prishtina arkëton tri pikë të rëndësishme para tifozëve të saj, ndërsa Drenica kthehet pa pikë nga kryeqyteti. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme