Ekonomi
30/10/2026 10:31
Prishtina mbështet fermerët me 12 serra smart, nënshkruhen kontratat për ndërtimin e tyre
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me drejtoreshën e Bujqësisë, Jeta Rafuna, kanë nënshkruar 12 kontrata me fermerët e Prishtinës për ndërtimin e serrave të pajisura me mekanizma të automatizuar.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, secila serrë do të ketë sipërfaqe prej pesë ari dhe do të jetë e pajisur me teknologji moderne, me qëllim të krijimit të kushteve më efikase për kultivimin e produkteve bujqësore.
Nga kjo drejtori bëhet e ditur se projekti synon modernizimin e bujqësisë, mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e prodhimit vendor.
Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një iniciativë të tillë që po realizohet për herë të parë në Kosovë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Gërvalla: Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërime, institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj
Lajme
Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 683 gjoba për një javë, 48 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve
Politikë
Rreth 19 mijë persona në kantonin e Bernës do të përfitojnë subvencion për sigurimin shëndetësor
Sport