Sport
04/11/2026 16:16
Prishtina “e fik” Dritën në Gjilan
Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Dritës, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2:1, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit, shkruan
Blend Baftiu kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 8-të, ndërsa Blerim Krasniqi barazoi shifrat për Dritën në minutën e 19-të.
Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Ardian Hasani në minutën e 52-të. Fillimisht goli ishte në dyshim, por pas rishikimit me VAR u vendos që të pranohej.
Me këtë fitore, Prishtina vazhdon të kryesojë tabelën me 29 pikë, ndërsa Drita mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Zjarri bllokon dhjetëra gazetarë në ndërtesën ku ndodhet televizioni opozitar në Gjeorgji
Politikë
A do të kandidojë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale? Dren Paca tregon planet e tij
Politikë
Kritika nga KE-ja për ligjin e Speciales, rrezikon pavarësinë gjyqësore dhe të drejtat e viktimave
Politikë