Prihet shiriti në Gjakovë, Kurti i pranishëm bashkë me Hotin e Dobrunen
Në Gjakovë është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit, në një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hoti dhe Agon Dobruna.
Lajmin e ka bërë të ditur Dobruna, i cili është shprehur i kënaqur me përurimin e objektit të ri, duke theksuar se ai do t’u ofrojë qytetarëve shërbime më cilësore, efikase dhe moderne në fushën e punësimit.
Dobruna ka thënë se avancimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera të Kosovës.
“Jam i nderuar dhe shumë i lumtur, që sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Hoti, përuruam objektin e ri të Zyrës së Punësimit në Gjakovë! Qytetarëve të Gjakovës, do të ju ofrohen shërbime cilësore, efikase dhe moderne të punësimit! Njejtë sikurse me Gjakovën, do të vazhdojmë edhe në qytete tjera me avancimin e infrastruktures dhe shërbimeve ndaj qytetarëve tanë!”, ka thënë Dobruna.
Të rejat Lexo më shumë
France Football e kurorëzon Cristiano Ronaldon e vitit 2008 si më të mirin e historisë
Trepça vazhdon serinë pozitive në Evropë, triumfon me 21 pikë dallim në Gjeorgji
S’ka bonuse për Tottenhamin, marrëveshja Kane-Bayern nuk përmbante klauzolë për “Topin e Artë”