← Kthehu te Ballina
Politikë

Presidentja Shiroka Pula takohet me ambasadorin austriak, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja për Kosovën

Presidentja Shiroka Pula takohet me ambasadorin austriak, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Giorg Shnetzar, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast Presidentja theksoi rëndësinë e investimeve direkte austriake në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Presidentja Shiroka Pula shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar