Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidenti i Turqisë, Erdogan zotohet për vazhdimin e bashkëpunimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Erdogan i ka përcjellë presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal.
Presidenti turk ka shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.
Ai gjithashtu ka theksuar bindjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të japë kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon edhe gjatë mandatit të presidentes së Kosovës.
Në përfundim të letrës, Erdogan i ka uruar presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.
Të rejat Lexo më shumë
Daut Maxhuni për Telegrafin: Nuk desha ta lë Vushtrrinë në këtë gjendje, dashuria për klubin më bëri të qëndroj
Vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit në Zvicër, autoritetet sigurojnë se nuk ka mungesë
Egjipti zotohet për "çdo lloj mbështetjeje" për Arabinë Saudite pas sulmeve të grupit Houthi