Presidentja Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Në takim, Presidentja ka theksuar se Republika e Kosovës e çmon lart mbështetjen bipartizane e të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleates strategjike dhe partneres së pazëvendësueshme.
Në këtë kontekst, Presidentja ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të Dialogut Strategjik si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Presidentja ka nënvizuar se synim parësor i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.
“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar Presidentja Shiroka Pula.
Të rejat Lexo më shumë
Konfederata Zvicerane liron rezerva shtesë të ushqimit për kafshët pas thatësirës
Trump u thotë mbështetësve të tij se mund të thoshte "gjërat më budallaqe" dhe ata do të brohorisnin
Rënia e shitjeve të Volkswagen në Kinë thellohet ndërsa kërkesa evropiane për automjete elektrike rritet