Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John Hopkins.
Gjatë këtij takimi, presdintja dhe Josepht, kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Njoftimi:
Presidentja Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), i cili e përgëzoi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula dhe profesori Joseph biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimet dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të dialogut me miqtë dhe partnerët për çështjet me interes të përbashkët.
Të rejat Lexo më shumë
Yndyrnat trans natyrore në qumësht dhe djathë nuk rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës
KE për rastin e Iva Mihailovës: Brukseli nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe
Nenad Sostaric shpall listën e Kosovës për ndeshjet me Estoninë