Presidentja e dekretoi Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu: Çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm
Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula dekretoi shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Këtë dekret ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit.
“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.
Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.
Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, shkroi në Facebook, Haxhiu.
Nga
Telegrafi
9 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Turqia dhe Kina me një marrëveshje prej 15 miliardë dollarësh për energjinë diellore dhe atë të erës
Këshilli i Banorëve i shkruan Përparim Ramës, kërkon anulimin e vendimit për “Ulpiana 2030 Legacy”
Thellohet skandali Negreira, ish-trajneri i Barcelonës pranon se përdorte raportet e gjyqtarëve
