Presidentja dekreton ligjin për marrëveshjen me BE-në, Kosova pritet të përfitojë nga fondet e IPA-s
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekretuar Ligjin Nr. 11/L-016 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026–2027.
Ligji është dekretuar më 20 tetor, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare, raporton
Marrëveshja ka të bëjë me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën përmes Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA), i cili synon të ndihmojë vendet që synojnë anëtarësimin në BE përmes reformave dhe zhvillimit institucional.
Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës të 25 shtatorit, nga programi IPA 2026–2027 Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro.
Këto mjete synojnë të mbështesin proceset e reformave dhe zhvillimin e vendit në rrugën drejt integrimit evropian.
Programet IPA shërbejnë për të mbështetur reforma në fusha të ndryshme, përfshirë forcimin e institucioneve, përmirësimin e qeverisjes dhe përafrimin e legjislacionit e standardeve të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian.
Të rejat Lexo më shumë
Victoria’s Secret i tregon modelet ashtu siç janë: Fotografitë pa retushim zbulojnë bukurinë e trupit natyral
Gola e zbrazur, Atletico Madrid shpëtoi mrekullisht në sekondat e fundit (Pamje)
Stradner ironizon: Në Serbi edhe të vdekurit mund të votojnë, Millosheviqi e ka thënë që serbët janë popull qiellor