Sport
08/10/2026 08:01
Presidenti polak futet në ring me Manny Pacquiaon
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka befasuar gjatë vizitës zyrtare në Filipine, duke u futur në ring për një stërvitje boksi me legjendën Manny Pacquiao.
Nawrocki zhvilloi një sparing me Pacquiaon, i cili konsiderohet një prej boksierëve më të mëdhenj në histori dhe është i vetmi boksier që ka fituar tituj botërorë në tetë kategori të ndryshme të peshës.
Presidenti polak ndodhet në Filipine nga 6 deri më 8 tetor, në kuadër të vizitës së tij zyrtare.
Kjo është vizita e parë e një presidenti polak në detyrë në Filipine.
Takimi me Pacquiaon dhe stërvitja në ring ishin pjesë e aktiviteteve të Nawrockit gjatë qëndrimit në vendin e Azisë Juglindore.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Trump Mobile la të pambrojtur përdoruesit e hakuar, “nuk kemi ekip që merret me këtë”
Lajme
Moti në Shqipëri, shi dhe shtrëngata
Lajme
“Më telefonoi para se të vdiste por s’arrita t’ia hapja”, flet nëna e muzikantit zviceran që vdiq nga zjarri
Lajme