Sport
17/10/2026 09:45
Presidenti i La Ligës, Tebas nën hetim pas deklaratës kontroverse për Real Madridin
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, mund të përballet me ndëshkim pas vërejtjeve të tij kontroverse në lidhje me Real Madridin.
Tebas krahasoi strategjitë e komunikimit të klubit mbretëror (Real Madrid TV) me taktikat e propagandës së Gjermanisë naziste.
Los Blancos lëshuan një deklaratë dje (e premte) duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Tebas, i cili shërben gjithashtu si nënkryetar i Federatës Spanjolle të Futbolli (RFEF).
Sipas gazetës Marca, Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë, i njohur edhe si CSD, po heton aktualisht nëse Tebas ka shkelur protokollet institucionale me sjelljen e tij të fundit publike.
Episodi i fundit përkeqëson më tej një marrëdhënie tashmë të tensionuar midis organit qeverisës të Spanjës dhe Real Madridit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Ramadani publikon videon e Daçiqit me zyrtaren ruse: Kërcënim direkt për Kosovën
Lajme
Vranë tre sërfistët në vitin 2024, gjykata dënon me 158 vite burg për secilin 3 meksikanë
Lajme
Vetëdorëzohet i dyshuari për dhunim, dërgohet në mbajtje
Politikë