Presidenti i Federatës Portugeze: Ronaldo duhet të kthehet në nëntor!
Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proenca, ka komentuar situatën mes trajnerit Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre është shumë e fortë.
“Federata Portugeze i zgjidh situatat brenda saj. E përsëris: ekziston një marrëdhënie shumë e fortë mes Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos. Nëse nuk do të ishte kështu, ndoshta Ronaldo do të ishte larguar tashmë nga Kombëtarja jonë”, deklaroi Proenca.
Ai shtoi se ditët në vijim do të shërbejnë për qetësi dhe bisedime, me synimin që situata të zgjidhet dhe Ronaldo të jetë sërish me Portugalinë në nëntor.
“Gjithçka që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë një periudhë qetësie, bisedash dhe diskutimesh. Ajo që duam është që të gjithë të jemi sërish me Kombëtaren tonë në nëntor”, u shpreh presidenti i FPF-së.