Presidenca përgatitet për ndryshimin e parë në pamjen e ambienteve pas ardhjes së Shiroka-Pulës
Ardhja e Justina Shiroka Pulës në krye të shtetit po sjell ndryshime edhe në ambientet e Presidencës.
Kujdes po i kushtohet edhe detajeve të hapësirave të brendshme, me synimin që ato të kenë një pamje më ndryshe.
Në këtë kuadër, edhe holli i Presidencës pritet të marrë një pamje të re, për çka Zyra e Presidentit ka iniciuar furnizimin me perde të reja.
Presidenca ka nënshkruar kontratë për furnizim me perde për hollin e Presidencës, në vlerë prej 985 eurosh, raporton
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 2 nëntor 2026, ndërsa tenderët janë hapur një ditë më pas.
Kontrata është nënshkruar më 4 nëntor me operatorin ekonomik N.T.P. “GJINI”. Në këtë procedurë është pranuar vetëm një tender, i cili është vlerësuar si i përgjegjshëm.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 990 euro, ndërsa kontrata përfundimtare është nënshkruar për 985 euro, me kriterin e çmimit më të ulët.
Të rejat Lexo më shumë
Zhgënjen AC Milani, pëson humbje nga Ferencvarosi
Gjatë 24 orëve policia ka ndaluar 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit