← Kthehu te Ballina
Sport 11/10/2026 13:01

Prekazi vazhdon me deklarata skandaloze: Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Juniors e Galatasarayn

Prekazi vazhdon me deklarata skandaloze: Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Juniors e Galatasarayn

Ish-futbollisti nga Kosova, Xhevat Prekazi ka vazhduar me deklaratat e tij skandaloze.

Prekazi, në një intervistë për “Open TV”, u pyet se a e shikon kombëtaren e shtetit të tij, por që u shpreh se “nuk ja plotëson zemrën”.

“Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar Prekazi.

Ai edhe më parë ka shprehur qëndrimet anti-shqiptare, duke e cilësuar Beogradin dhe Serbinë si shtëpinë e tij, ku shpeshherë është quajtur edhe tradhtar.

Reklamë