Ekonomi
13/10/2026 16:31
Prej vitit 2029, kantoni i Bazelit planifikon zbritjen e tatimit direkt nga paga
Kantoni i Bazelit në Zvicër planifikon që nga 1 janari 2029 të nisë zbritjen direkte të tatimit nga paga, fillimisht në administratën kantonale dhe ndërmarrjet e lidhura me shtetin.
Nga viti 2031, masa pritet të zgjerohet edhe te kompanitë me të paktën 50 punëtorë.
Bizneset më të vogla do të mund ta zbatojnë sistemin vullnetarisht, shkruan Watson, transmeton
Zbatimi i planit varet nga vendimi i Gjykatës Federale, ku është paraqitur ankesë kundër kësaj mase. Sistemi do të vlejë për punëtorët që jetojnë dhe punojnë në kantonin Basel-Stadt.
Ata që nuk dëshirojnë t’u zbritet tatimi drejtpërdrejt nga paga, duhet ta njoftojnë punëdhënësin.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Gjykata Kushtetuese tregon nëse ka pranuar kërkesë për kontestimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
Lajme
Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, drejtonte automjet pa patentë shoferi dhe transportonte dru pa dokumentacion
Politikë
Dyshohet se zbuloi informacione për prona në këmbim të ryshfetit, ndalohet një person në Prishtinë
Politikë