Posta e Kosovës nderon festivalin “Akordet e Kosovës” me pullë postare
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka emetuar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare kushtuar festivalit “Akordet e Kosovës”.
Pulla postare u promovua sonte, në natën e parë të festivalit, në praninë e një numri të madh artistësh, mysafirësh dhe spektatorësh, si dhe të teleshikuesve të RTK-së përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, duke shënuar një dedikim të veçantë të Postës së Kosovës për jetën muzikore dhe artistike të vendit.
Emisioni filatelik përfshin pullën postare dhe zarfin e Ditës së Parë, përmes të cilit Posta e Kosovës nderon rikthimin e festivalit “Akordet e Kosovës”, duke sjell përtej kufijve historinë, identitetin dhe trashëgiminë muzikore e kulturore të Republikës së Kosovës.
Posta e Kosovës falënderon RTK-në për bashkëpunimin dhe i uron festivalit “Akordet e Kosovës” suksese, artistëve frymëzim dhe publikut emocione të paharruara.
Të rejat Lexo më shumë
Hetimet për ndërhyrje të huaja në zgjedhje, Izraeli dyshon te Turqia dhe Katari
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale