Portali mortor në Zvicër shpall gabimisht të vdekur dy vëllezër, 7 dhe 12 vjeç
Të dy fëmijët janë gjallë, ndërsa kompania përgjegjëse për portalin ka pranuar gabimin, ka fshirë njoftimet dhe i ka kërkuar falje babait të tyre.
Një portal online për njoftime mortore në Zvicër ka publikuar gabimisht nekrologji për dy vëllezër, 7 dhe 12 vjeç, nga kantoni i Aargaut.
Rasti u zbulua pasi babai i dy fëmijëve vuri re njoftimet në platformën Todesanzeigen.ch dhe kontaktoi kompaninë përgjegjëse, përmes formularit të kontaktit, duke sqaruar se të dy djemtë janë gjallë, raporton Watson.
Kompania Famads AG, e cila administron platformën, i fshiu njoftimet dhe i kërkoi falje zyrtarisht familjes.
Sipas kompanisë, gabimi u shkaktua nga një problem teknik gjatë përpunimit të të dhënave nga një burim informacioni. Përfaqësuesit e saj e cilësuan incidentin si një gabim serioz që nuk duhej të ndodhte.
Gabimi nuk u vërejt as gjatë kontrollit
Sipas deklarimit të kompanisë, njoftimet e pasakta nuk u identifikuan as gjatë një kontrolli të brendshëm nga një punonjës, transmeton
Famads AG sqaroi se inteligjenca artificiale nuk ishte e përfshirë në këtë rast.
Kompania bëri të ditur se platforma përmban rreth dy milionë regjistrime dhe se, sipas saj, një rast i tillë nuk ishte regjistruar më parë.
Megjithatë, ajo nuk e shpjegoi plotësisht se si dy fëmijë të gjallë u paraqitën gabimisht si të vdekur në portal.
Rasti ka ngritur pikëpyetje për mënyrën e verifikimit të të dhënave para publikimit të njoftimeve mortore, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim të madh te familjarët.
Të rejat Lexo më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael
Kurti: Radoiçiq që ka pranuar përgjegjësinë për Banjskën, kriminel që bredh i lirë dhe mbrohet nga Serbia
A do të humbë Vuçiqi? Krejt çka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi