← Kthehu te Ballina
Sport 12/10/2026 21:49

Porro drejt largimit nga Tottenhami, synon rikthimin në La Liga

Porro drejt largimit nga Tottenhami, synon rikthimin në La Liga

Pedro Porro po e shqyrton mundësinë e largimit nga Tottenhami në favor të një rikthimi në Spanjë.

Mbrojtësi 27-vjeçar, i cili ishte pjesë e Kombëtares së Spanjës që e fitoi Kupën e Botës gjatë verës, së fundmi nënshkroi kontratë të re me Spurs.

Marrëveshja e re, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2031, e ka bërë gjithashtu mbrojtësin e krahut një nga lojtarët më të paguar te klubi i Premierligës.

Megjithatë, raportohet se ai tani po mendon të rikthehet në Spanjë për të vazhduar karrierën e tij, ndërsa Barcelona po e përcjell nga afër situatën.

Ndonëse Barcelona mund të jetë e interesuar për shërbimet e Porros, realizimi i një transferimi të reprezentuesit spanjoll do të jetë i vështirë.

Së pari, kontrata e re me Tottenhamin e vendos klubin londinez në një pozitë shumë të favorshme negociuese, pasi nuk do të kishte asnjë presion për ta shitur lojtarin dhe mund të kërkonte një shumë të madhe në rast se ai do të kërkonte largimin.

Për më tepër, çdo lëvizje do të varej edhe nga situata e Koundes te Barcelona dhe largimi i tij i mundshëm. Megjithatë, deri më tani, ish-ylli i Sevillas nuk ka dhënë asnjë shenjë se po e shqyrton mundësinë e largimit nga “Spotify Camp Nou”.

Prandaj, për momentin, interesi i Barcelonës për Porron vështirë se do të sjellë diçka konkrete, përtej përcjelljes së paraqitjeve të tij te Tottenhami. Vetëm koha do të tregojë nëse situata do të ndryshojë gjatë muajve të ardhshëm.

Reklamë