← Kthehu te Ballina
Ekonomi 14/10/2026 09:46

Policia zbulon lojtarë bixhozi të paligjshëm në Mitrovicë, konfiskohen mbi 1,600 çipa dhe një thikë

Policia zbulon lojtarë bixhozi të paligjshëm në Mitrovicë, konfiskohen mbi 1,600 çipa dhe një thikë

E Mërkurë, 14 Tetor 2026 9:36

Policia e Kosovës ka intervenuar në një lokal në Mitrovicën e Jugut, ku disa persona janë kapur duke luajtur bixhoz.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2026, rreth orës 03:50, në rrugën “Kemajl Ataturk”.

Gjatë kontrollit të lokalit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se disa persona po luanin bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit të njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar katër valixhe me gjithsej 1,610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që pronari i lokalit të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe të iniciohet rast për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Reklamë