Policia shqipton mbi 4,600 gjoba brenda një jave në Prishtinë, sekuestron 7 armë zjarri
Policia e Kosovës ka publikuar raportin javor të aktiviteteve të realizuara në rajonin e Prishtinës, ku janë shqiptuar mijëra gjoba, janë sekuestruar armë zjarri dhe janë ekzekutuar qindra urdhëresa gjyqësore, transmeton
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 224 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 50 kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime të ndryshme.
Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, Policia ka sekuestruar 7 armë zjarri në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës.
Ndërkohë, në fushën e trafikut rrugor janë shqiptuar 4,672 gjoba, prej të cilave 861 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike do të vazhdojnë.
Të rejat Lexo më shumë
Zvicra përgatitet për mot të ligë dhe borë, bëhet thirrje për kujdes në zonat malore
Alarm për bombë në disa institucione shtetërore në Tiranë- evakuohet Gjykata dhe Prokuroria e Fierit, shtohen forca policore
Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë