Politikë
25/10/2026 20:46
Policia rrethon KQZ-në e Serbisë, vendoset edhe në hyrje të RTS-së
Policia ka rrethuar zonën përreth Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Beograd, duke ua ndaluar gazetarëve qasjen, ndërsa zyrtarë policorë janë parë edhe në hyrje të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas BBC-së, një zyrtar policor ka thënë se kufizimi i qasjes është bërë me urdhër, pa dhënë detaje të tjera. Ndërkohë, trafiku është ndaluar në qendër të Beogradit dhe në Parkun e Pionierit janë parë persona duke lëvizur konstruksione të mëdha metalike.
Këto zhvillime ndodhin gjatë ditës së zgjedhjeve në Serbi, ku janë raportuar edhe incidente të dhunshme në disa qendra votimi.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
Sport
Shorter shpërthen në fund, Bashkimi përmbys Pejën dhe vazhdon në krye
Politikë
Rama i përgjigjet motrës së 28-vjeçarit të plagosur në protestë: Unë personalisht mundësova trajtimin e tij në Itali
Politikë