Lajme
05/10/2026 09:46
Policia publikon fotografitë, kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve
Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për një rast të vjedhjes.
Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 19 gusht 2026, në një market në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografitë e personave të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet.