← Kthehu te Ballina
Lajme 14/10/2026 08:46

Policia në Zvicër kap mallra të vjedhura me vlerë të 10 mijë frangave, arrestohen tre rumunë

Policia në Zvicër kap mallra të vjedhura me vlerë të 10 mijë frangave, arrestohen tre rumunë

Policia kantonale e Graubündenit ka ndaluar tre shtetas rumunë, pasi në një furgon shpërndarjeje u gjetën makina ndërtimi dhe biçikleta elektrike, të dyshuara si të vjedhura.

Vlera e mallrave arrin në disa dhjetëra mijëra franga zvicerane. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, pak para orës 23:00, në rrugën kryesore në Cinuos-chel, në kantonin e Graubündenit.

Furgoni kishte tërhequr vëmendjen e patrullës policore për shkak të sjelljes së dyshimtë të personave që ndodheshin në të.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi në hapësirën e ngarkesës një numër të madh makinerish ndërtimi. Për një kontroll më të hollësishëm, automjeti dhe tre personat u dërguan në stacionin policor të Engadinës së Epërme-Bergell, në Samedan, shkruan Blick, transmeton

Hetimet zbuluan se mallrat e gjetura në furgon dyshohet se ishin vjedhur në katër raste të ndara në rajonin e Engadinës së Epërme.

Policia sekuestroi disa dhjetëra makineri ndërtimi me vlerë të lartë, si dhe dy biçikleta elektrike. Mallrat tashmë u janë kthyer gjashtë personave të dëmtuar nga vjedhjet.

Me urdhër të Prokurorisë Publike të Graubündenit, tre shtetasit rumunë, të moshës 32, 38 dhe 46 vjeç, u arrestuan përkohësisht.

Pas pagesës së një depozite dhe marrjes së një urdhri dëbimi nga Zyra e Migracionit dhe e së Drejtës Civile e Graubündenit, ata u liruan nga paraburgimi.

Sipas autoriteteve, disa prej të dyshuarve kanë pranuar përfshirjen në veprat e dyshuara. Hetimet lidhur me rastin janë zhvilluar nga autoritetet kompetente të kantonit të Graubündenit.

Reklamë