← Kthehu te Ballina
Politikë 17/10/2026 16:17

Policia në Tiranë lëshon gazin, protestuesit ikin me vrap

Policia në Tiranë lëshon gazin, protestuesit ikin me vrap

Protestuesit në Tiranë kanë nisur të shpërndahen në mënyrë kaotike, pasi në një segment të tubimit të tyre, policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në vendin e ngjarjes, ku po përcjellë situatën e krijuar atje sot.

Me tu hedhur gazi, protestuesit nisen të vrapojnë në mënyrë të çrregullt, teksa disa prej tyre edhe lëshonin britma.

Policia ndërkohë po tenton të ushtrojë kontroll mbi protestën, sakaq më herët u raportua edhe përdorim i dyshimtë i plumbave të gomës.

Reklamë