Lajme
21/10/2026 09:16
Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht
Policia e Kosovës ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës në Shtërpcë. Rasteve u është kushtuar vëmendje në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.
Sipas njoftimit të policisë, dy rastet janë evidentuar veçmas, ndërsa masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë për matje dhe vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, me theks të veçantë në prerjen dhe keqpërdorimin e paligjshëm të pyjeve.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
“Ne treguam stilin tonë”, Luis Enrique analizon fitoren e madhe të PSG-së kundër Barcelonës
Politikë
A duhet që Zvicra t’i eksportojë armët më lehtë? Pesë çështjet kryesore që do të diskutohen në votim
Sport
Pique “shpërthen” kundër mbrojtjes së Barcelonës pas humbjes nga PSG-ja
Sport