Lajme
20/10/2026 20:16
Policia në Kaçanik ka realizuar një ushtrim për evakuimin emergjent në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec
Sot, në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec, është realizuar një ushtrim për evakuim emergjent, në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe stafin e shkollës.
Sipas policisë, ushtrimi kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë dhe ngritjen e vetëdijes për reagim të shpejtë e të koordinuar në situata emergjente, me theks të veçantë në sigurinë dhe mbrojtjen e nxënësve dhe stafit shkollor në rast të zjarreve.
“Policia e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe shërbimet emergjente për krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt”, përfundon policia.
Të rejat Lexo më shumë
Politik
Gjermania përgatitet për benzinën E20 - do të jetë më e lirë, por jo e përshtatshme për të gjitha veturat
Sport
Zbulohen formacionet zyrtare të ndeshjes PSG – Barcelona
Sport
Prapaskenat e prishjes së raporteve të Torresit me Barçën, që çoi te transferimi i tij te PSG-ja
Sport