Policia në Gjilan shqipton 1,519 gjoba për një javë, 29 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve
Policia e Kosovës në Gjilan ka shqiptuar 1,519 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 9–15 tetor 2026.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 26 aksidente trafiku, prej të cilave 10 me dëme materiale dhe 16 me persona të lënduar.
Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë rrugore, policia ka shqiptuar 38 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe 60 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë.
Po ashtu, 29 ngasësve u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë.
Policia gjithashtu ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve dhe respektim të sinjalistikës rrugore dhe semaforëve, duke theksuar se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët.
Të rejat Lexo më shumë
Barcelona nuk e përjashton shitjen e yllit të ekipit në janar
'Epo, funksionoi': Elon Musk zbulon Tesla Roadster, makinën e re që mund të fluturojë
Nga Digital Marketing te Data Engineering: gjashtë akademi profesionale që nisin këtë tetor