Lajme
31/10/2026 17:16
Policia në Ferizaj sekuestron një armë zjarri
Me datën 31.10.2026, rreth orës 12:00, njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, ka sekuestruar një armë zjarri dhe nëntë fishekë gjatë një hetimi të zhvilluar në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj.
Gjatë veprimeve hetimore, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, policia ka realizuar dy kontrolle në pronat e të dyshuarit XH.B., 57 vjeç, ku në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe nëntë fishekë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili po trajtohet në procedurë të rregullt.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kurti shpreson që ndryshimet politike në Serbi të ndikojnë në dialogun me Kosovën
Lajme
Mjeku paralajmëron për aromatizuesit elektrikë të ajrit: Çfarë duhet të dini për rreziqet e mundshme shëndetësore?
Politikë
Studentët largojnë deputetët e opozitës dhe hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Sport