← Kthehu te Ballina
Lajme 04/10/2026 11:45

Policia në Deçan arreston një person të kërkuar, ishte dënuar me katër vjet burgim

Policia në Deçan arreston një person të kërkuar, ishte dënuar me katër vjet burgim

Policia në Deçan arreston një person të kërkuar, ishte dënuar me katër vjet burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest në Deçan, i cili ishte dënuar me katër vjet burgim.

Sipas Policisë, më 3 tetor 2026, zyrtarët e Stacionit Policor në Deçan pranuan informatë për vendndodhjen e personit të kërkuar dhe rreth orës 11:15 e lokalizuan atë në rrugën “Fatmir Nimonaj”.

I arrestuari, me inicialet Xh. Th., kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Gjatë arrestimit, sipas Policisë, personi ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë nën kontroll dhe ta arrestojnë.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan, ndërsa janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për dorëzimin e tij tek institucionet përkatëse për ekzekutimin e dënimit prej katër vjetësh burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe realizimin e urdhërarresteve. /Zani Digjital/