Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare në Ferizaj
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 1 tetor 2026, në një lokal në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, i cili deri më tani nuk është identifikuar.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, t'i ndajnë ato me organet kompetente.
Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij dhe zbardhjen e rastit mund të jetë i rëndësishëm.
Policia ka bërë të ditur se për të gjithë personat që ofrojnë informacione do të garantohet konfidencialitet i plotë.
Të rejat Lexo më shumë
Joao Neves tregon planet për të ardhmen, zbulon nëse do të largohet nga PSG
“Është lojtar i stilit brazilian”, legjenda e Juventusit me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën
Pamje të reja të tmerrshme nga La Liga 2, lojtari goditet me shqelm në kokë kundërshtarin dhe e bënë për spital