Lajme
11/11/2026 15:32
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.
Policia u bën thirrje të gjithë atyre që kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit të kontaktojnë organet e rendit.
Qytetarët mund të raportojnë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për zbardhjen e rastit.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Milani i Maldinit, Kakas dhe Shevchenkos – skuadra e madhe që nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve
Lajme
Si të largoni merimangat e pluhurit nga dysheku dhe shtrati gjatë dimrit
Ekonomi
Bankat në Kosovë kërkojnë mundësimin e përditësimit digjital të të dhënave të klientëve, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në degë
Sport