Policia intensifikon kontrollet në Prishtinë, veturat kapen duke lëvizur deri në 197 km/h
Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet ndaj tejkalimit të shpejtësisë në rrugët nacionale dhe rajonale të Rajonit të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, po përdor automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zonat me kufizim prej 80 km/h, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h.
Policia ka bërë të ditur se ndaj shkelësve do të zbatohen masa ligjore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës.
Të rejat Lexo më shumë
Kush është Yassir Zabiri, sulmuesi që po shënon sa Mbappe dhe Lamine Yamal dhe po mahnitë La Ligën
Zelensky mirëpret propozimin e Trumpit për armëpushim energjetik, Rusia ende pa reagim
Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës