Lajme
02/11/2026 15:46
Policia e Kosovës prezanton policët e lagjeve në Shtime, synohet forcimi i bashkëpunimit me qytetarët
Komuna e Shtimes ka njoftuar se Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve, me qëllim forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Këtë javë, në kuadër të kësaj iniciative, janë prezantuar zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, përkatësisht të Stacionit Policor në Shtime.
Policët e lagjeve do të jenë në shërbim të qytetarëve, të gatshëm për të dëgjuar, ndihmuar dhe adresuar shqetësimet e tyre që lidhen me sigurinë.
Sipas njoftimit, kjo iniciativë synon përmirësimin e komunikimit ndërmjet policisë dhe komunitetit, si dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Britania synon zgjatjen e afatit për qëndrim të përhershëm, shqiptarët mund të presin deri në 10 vjet për ILR
Lajme
Sa bajame rekomandohen në ditë? Studimi zbulon përfitimet për shëndetin e zemrës
Sport
Pesë aktivitete ditore që djegin një sasi të habitshme kalorish, disa mund të zëvendësojnë stërvitjen tuaj
Politikë