Lajme
29/10/2026 09:16
Policia bastis një shtëpi në Han të Elezit, konfiskohen disa armë
Dje rreth orës 19:30 në kuadër të hetimeve për një rast të sulmit, policia ka kryer bastisje në një shtëpi në Rezhane të Hanit të Elezit.
Tek i dyshuari A.B, 47 vjeç, kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë: 2 armë zjarri – pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore, transmeton
Gjatë verifikimit është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24.09.2026.
“Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast penal për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Pacolli: 89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes
Ekonomi
Hani i Elezit shpërndan 65 motokultivatorë për fermerët përfitues
Sport
Kompany del nga spitali pas pesë ditësh, zbulohet diagnoza e tij
Sport