← Kthehu te Ballina
Lajme 02/11/2026 18:32

Policia arreston tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Policia arreston tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të kërkuar në Podujevë, të cilët ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri nga të arrestuarit, 38-vjeçar, ishte dënuar me katër vjet burgim për veprat penale “Grabitje dhe vjedhje grabitqare në tentativë”.

Ndërsa personi tjetër, 42-vjeçar, ishte dënuar me dy vjet burgim për veprën penale “Grabitje”. Po ashtu, është arrestuar edhe një 27-vjeçar, i kërkuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas përfundimit të procedurave policore, të tre personat janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet e gjykatës.

Reklamë