Lajme
10/10/2026 18:15
Policia arreston 28-vjeçarin nga Vrapçishti për drogë
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë nga ora 20:40 deri 21:50, zyrtarët policorë nga Ekipi mobil "Task Force", Zyra e jashtme për çështje kriminalistike dhe Departamenti policor në Gallatë, me urdhër gjukate, kanë kontrolluar shtëpinë e një personi në fshatin Vrapçisht.
Gjatë kontrollit janë gjetur paketime me marihuana, epruvetë folie prej alumini me kokainë si dhe një pako me kokainë.
Po ashtu është arrestuar M.A (28) nga Vrapçishti.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga policia theksojnë se do të parashtrojnë parashtresën adekuate për procedurë të mëtejme.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Rashiti: Marrëveshja LVV–PDK hap një fazë të re – por çfarë pritet pas zgjedhjes së presidentes?
Sport
Katër muaj pas shkarkimit nga Liverpooli, Arne Slot merr një detyrë të rëndësishme
Sport
Ernest Muçi rikthehet me gol te Trabzonspori pas grumbullimit me Shqipërinë
Politikë