Podujeva vazhdon montimin e 149 serave për bujqit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se po vazhdon montimin e 149 serave për fermerët lokalë, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimit vendor.
Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se serat janë të tri llojeve dhe madhësive të ndryshme, ndërsa montimi i tyre po zhvillohet në zona të ndryshme të Podujevës.
“Po vazhdojmë me montimin e 149 serave anekënd Podujevës, të tri llojeve dhe madhësive të ndryshme”, ka shkruar Bulliqi.
Ai ka theksuar se përmes granteve dhe formave të tjera të përkrahjes, Komuna e Podujevës synon të krijojë kushte më të mira për fermerët dhe të forcojë sektorin e bujqësisë.
“Përmes këtyre investimeve, synojmë të rrisim prodhimin vendor, të krijojmë më shumë mundësi për kultivuesit dhe të fuqizojmë sektorin e bujqësisë në komunën tonë”, ka deklaruar Bulliqi.
Të rejat Lexo më shumë
Vitamina D është e rëndësishme për kockat dhe imunitetin, dhe është më e bollshme në këto ushqime
Si të pastroni një shishe brenda kur as furça nuk mund ta arrijë, metoda interesante që po ngjall kuriozitet te njerëzit
Senatori amerikan shpreh shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri