Po vazhdon ekzekutimi i pagesave direkte për fermerët
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), njofton se po vazhdojnë me ekzekutimin e pagesave direkte për fermerët përfitues në kuadër të programit të subvencionimit.
Nga shuma e përgjithshme e ekzekutuar, pagesat janë realizuar si në vijim:
Në sektorin e blegtorisë: 1 mijë e 149 fermerë përfitues, me vlerë të përgjithshme prej 1,454,290.00 €
Për sipërfaqet bujqësore: 4 mijë e 475 fermerë përfitues, me vlerë të përgjithshme prej 7,716,860.54 €
Biznese: 153, me vlerë të përgjithshme prej 1,036,387.50 €
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton se listat e përfituesve janë publikuar në uebfaqen zyrtare të Agjencisë në këtë link: https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve
AZhB po vazhdon punën intensive për ekzekutimin e të gjitha pagesave të parapara për fermerët që kanë aplikuar në kuadër të këtij procesi, ku kanë aplikuar gjithsej 33 mijë e 460 fermerë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë mbeten të përkushtuara në realizimin e pagesave dhe mbështetjen e vazhdueshme të fermerëve, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.
Të rejat Lexo më shumë
Një ditë në epokën e inteligjencës artificiale
Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?
Vetëm 500 njësi! Aprilia prezanton RSV4 Obscure Spe.Ed. me 220 kuaj fuqi