← Kthehu te Ballina
Sport 16/10/2026 11:16

Po shkëlqen në La Liga, Atletico mendon ta bëjë të përhershme transferimin e David-it

Po shkëlqen në La Liga, Atletico mendon ta bëjë të përhershme transferimin e David-it

Jonathan David po kalon një superformë në Spanjë.

Si i huazuar te Atletico Madridi, kanadezi ka rigjetur golin sikurse bënte te Lille duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të 11-shes së Diego Simeones.

Ndërsa sipas “Relevo”, klubi madrilen po mendon që ta bëjë lëvizjen e tij të përhershme ku tashmë veç se kanë nisur bisedimet me klubin që ka në pronësi kartonin e tij, Juventusin.

David, ka shënuar 3 gola në 6 paraqitje me “Los Colchoneros”-ët, ndër to edhe në derbin ndaj Real Madridit.

Reklamë