“Po punojmë fort”, Nelson Hysa para meçit: Falë Zotit do shohim flamurin kuqezi në këtë super event!
Nelson Hysa dhe Agit Kabayel janë përballur dje për herë të parë “face to face”, në prag të duelit të tyre më 28 nëntor në Dusseldorf të Gjermanisë.
Hysa synon të shkruajë historinë e boksit shqiptar, duke luftuar për titullin e Kampionit të Botës dhe për të ngritur flamurin kuqezi në majën e këtij sporti, shkruan
“Dëshira më e madhe e imja gjatë gjithë karrierës time ka qenë të shoh flamurin e Shqipërisë në sytë e gjithë botës. Falë Zotit dhe ekipit tim, sot po e përfaqësoj Shqipërinë aty ku legjendat kanë lënë emrin e tyre në përjetësi – në luftën për titullin e Kampionit të Botës.
“Po punojmë fort çdo ditë për ta sjellë titullin në shtëpi dhe për ta ngritur flamurin shqiptar për herë të parë në histori në majën e botës së boksit.
“Një ëndërr. Një flamur. Një histori. Për Shqipërinë. Për flamurin tonë. Për historinë. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Hysa në rrjetet sociale.
Të rejat Lexo më shumë
Nga 8 tetori bllokohen dhe largohen me auto-merimangë automjetet që pengojnë trafikun në Mitrovicë
Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
Mendon për dikë dhe ai të thërret? Jungu kishte një shpjegim për këtë rastësi të çuditshme