Pllana pret në takim lamtumirës oficerin amerikan Miguel Cisneros pas përfundimit të misionit në kampin Bondsteel
Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, priti në një takim lamtumirës Nënkolonel Miguel Cisneros, Oficer Ekzekutiv i Grupit të Mbështetjes së Zonës – Ballkani, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shërbim në Kampin Bondsteel, në Sojevë të Ferizajt.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se takimi u zhvillua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e deritanishëm, me rastin e përfundimit të misionit të Nënkolonel Cisneros në Kosovë.
"Me këtë rast, Nënkolonel Pllana shprehu vlerësimin për bashkëpunimin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme. Policia Rajonale e Ferizajt vlerëson lart bashkëpunimin me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partneritetin e vazhdueshëm në funksion të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve", thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Franca përgatitet për greva dhe protesta masive, pesë sindikata bëhen bashkë për mobilizim kombëtar
Bruno Fernandes zbulon arsyen e rezultateve të dobëta të Man Utd këtë sezon
Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje