Lajme
30/10/2026 10:16
Plagoset një person në Rahovec, policia nis hetimet
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Vëllezërit Shabandulla”, në Rahovec.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 29 tetor 2026, rreth orës 00:35, transmeton
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.
Ai kishte pësuar një plagë në anën e djathtë të kraharorit dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur dëshmi materiale.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Rasti është cilësuar si “Tentim vrasje”.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Skandal në Kazakistan: Flamuri i Barcelonës përdoret për të pastruar dyshemenë e mundjes
Sport
Dortmundi shpenzoi mbi 100 milionë euro për transferime, por përballet me probleme
Politikë
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz-it, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë
Politikë