Lajme
14/10/2026 09:15
Plagoset me armë zjarri 54-vjeçari në Tiranë
Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë. Policia bën me dije se i plagosuri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital rreth orës 06:50 të mëngjesit.
“Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Pesë gjëra që nuk duhet t’i përdorni kurrë për të pastruar tualetin
Politikë
Rasti i Iva Mihailovës, Radukov: Çështja humanitare nuk duhej të shndërrohej në politikë
Politikë
Policia hyn në selinë e televizionit opozitar në Turqi, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë i Halk TV-së
Politikë